Rama në panairin e bujqësisë: Zë i veçantë për të rinjtë

schedule14:09 - 29 Nëntor, 2017

schedule 14:09 - 29 Nëntor, 2017

Kryeministri Rama mori pjesë në çeljen e panairit të prodhimeve bujqësore, në sheshin Nënë Tereza. Me këtë rast, kreu I Qeverisë njoftoi se një zë I veçantë në fondin e mbështetjes së fermerëve do t’u dedikohet fermerëve të rinj, që krijojnë një vlerë të shtuar përmes rritjes së eksporteve apo përmirësimit të cilësisë së prodhimit vendas.

Fermerët e rinj ishin ata që impresionuan më shumë Kryeministrin, nga të gjithë pjesëmarrësit në panairin e bujqësisë, që u çel në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Janë njerëz që jo domosdoshmërisht kanë lindur në fshat – shpjegoi Rama – por që kanë shkuar aty për t’i dhënë jetë ëndrrës së një sipërmarrjeje.

Pikërisht të rinjve do t’u dedikohet një zë i veçantë në fondin e mbështetjes së fermerëve, duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, tregoi Rama.

Kriteri kryesor do të jetë vlera e shtuar që sjellin projektet që do të financohen, me ndikim në rritjen e eksporteve apo cilësinë e prodhimit vendas./abcnews.al

 

https://youtu.be/tyXWuziu8HM

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!