Zyrtari britanik: Rusia mund të sulmojë objektivat e NATO-s, Putini është i dëshpëruar

schedule14:07 - 18 Prill, 2022

schedule 14:07 - 18 Prill, 2022

Deri ku do të arrijë Vladimir Putin, duke parë dështimet e forcave ruse, por edhe solidaritetin e Perëndimit për të ndihmuar popullin e shumëvuajtur të Ukrainës?

Lufta në Ukrainë nuk ishte në fund një shëtitje e thjeshtë për Rusinë, siç priste presidenti rus.

Fundosja e anijes” Moska ” ishte një goditje e rëndë për Kremlinin dhe, siç paralajmëron ish-kreu i Sigurisë Kombëtare Britanike, Lord Rickets, Putin mund të sulmojë  bazat e NATO-s për të frenuar dorëzimin e armëve.

Sipas Daily Mail, ish-këshilltari i qeverisë për sigurinë Lord Rickets ka folur për lëvizjet e mundshme të presidentit rus për të ndaluar dërgimin  e armëve në Ukrainë.

“Vladimir Putin mund të sulmojë edhe avionët e NATO-s apo autokolonat që shkojnë në Ukrainë,” tha Lord Rickets për BBC.

Ai tha se Putini po bëhet “gjithnjë e më i dëshpëruar për të parandaluar transferimin e armëve në vendin e shumëvuajtur që është bombarduar pa mëshirë që nga 24 shkurti. Konflikti po shkon drejt një ‘ngërçi’, ku Rusia do të dëshirojë të marrë kontrollin e pjesës më të madhe të vendit dhe Ukraina nuk do të japë dritën jeshile për të zgjidhur krizën.

Lordi Rickets tha se gjithashtu se konfliktet mund të vazhdojnë për disa vite si një luftë guerile në zemrën e Europës.

“Unë mendoj se presidenti Putin dëshiron që ne të gjithë të kemi frikë se ai mund të përdorë armë bërthamore, të cilat jo vetëm që do të përshkallëzojnë situatën në mënyrë të rrezikshme, por gjithashtu do të izolonin Rusinë nga e gjitha bota,” tha ai.

/abcnews.al