Po i “nxinte” jetën gruas me kallashnikov në shtëpi, policia arreston 45-vjeçarin nga Durrësi

schedule15:03 - 16 Prill, 2022

schedule 15:03 - 16 Prill, 2022

Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar 45-vjeçarin Ervins Lleshaj, i cili dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten e tij. Blutë e bregdetit ndërhynë pas denoncimit të gruas, banuese në lagjen nr.18 të Durrësit, ndërsa në momentin e kontrollit kanë gjetur një automatik tip “Kallashnikov” si edhe një thikë.

Shtetasi E. Ll. ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë ndërhyrjes së Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua ,në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë). Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje  dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, bëhet e mundur parandalimi i një ngjarje kriminale.

Vihet në pranga nje 45 vjeçar, për dhunë në familje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së informacionit se në lagjen Nr.18, Durrës, shtetasi E. LL., ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte edhe armë zjarri në banesë, duke i rrezikuar kështu jetën bashkëshortes, menjëherë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. Ll., 45 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Shtetasi E. Ll. ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë ndërhyrjes së Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua ,në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje  dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!