Zyrtarët ukrainas pretendojnë se ushtria ruse ka sulmuar një rafineri nafte në Lysychansk.
Sipas tyre zjarri është ende në vazhdim, shkruan la Republica.
“Rusët goditën një rafineri nafte në Lysychansk. Zjarri, ende në vazhdim, është përhapur në 5000 metra katrorë. Nuk është hera e parë që rusët godasin rafinerinë duke shpresuar të shkatërrojnë naftën për të lënë shpëtimtarët tanë pa karburant. Atje nuk ka më karburant, ka vetëm mbeturina”, tha guvernator i rajonit të Luhansk Sergey Haidai./abcnews.al/