Autoritetet ukrainase kanë gjetur trupat e 765 civilëve, përfshirë 30 fëmijë, në zonën e Kievit që nga fillimi i prillit, sipas zëvendëskryeprokurorit rajonal, Oleh Tkalenko, shkruan The Guardian.
“Ky është vetëm fillimi. Ne sapo kemi filluar kërkimet në qytete më të mëdha si Borodianka, Hostomel, Irpin dhe Bucha,” tha Tkalenko.
Gjithashtu janë zbuluar disa varre masive që kur autoritetet ukrainase rifituan kontrollin e zonave të Kievit që kishin qenë nën pushtimin e forcave ruse.
Ndërkohë, 196 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, ndërsa janë plagosur 351.
/abcnews.al