Vjehrri vrau me thikë nusen e djalit, policia rrethon shtëpinë e krimit, pamje nga fshati në Fier

schedule14:17 - 12 Prill, 2022

schedule 14:17 - 12 Prill, 2022

Ky është fshati Vidhishtë, Roskovec ku vjehrri vrau nusen dhe më pas vari veten për shkak se nuk donte ta pranonte 30 vjeçaren si gruan e djalit.

Xhevair Hoxha, 61 vjeç, e ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Lexo edhe: E vrau me thikë se nuk e donte për nuse, zbulohet motivi i krimit tronditës në Fier

Babai i djalit nuk donte që i biri të martohej me te. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa pranë vendit të krimit kanë shkuar forca të shumta policie.

Në pamje shihet dhe shtëpia e Xhevahir Hoxhës, ku jetonte edhe bashkëjetuesja e djalit të tij.

/abcnews.al