Mediat greke kanë publikuar një video me pamje nga vrasja e Arbër Bakos, në burgun e Koridhalosit në Athinë, në Janar të këtij viti. Sipas portalit To Vima, që e publikoi i pari videon, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të datës 14 Janar.
Sipas portalit, Bako u godit disa herë me thikë, pak orë pasi ishte transferuar në burgun e Koridhalosit. Portali disponon dhe një SMS që Bako i kishte dërguar avokatit të vet pak ditë para ngjarjes.
“Në Koridhalos gjithë miqtë e mi janë të pabesë. Kam frikë të shkoj në atë burg se diçka po përgatisin. Besoj se duan të më vrasin”. Si porositës i vrasjes së Bakos dyshohet te jete i burgosuri shqiptar Klodian Leklocaj, ndërsa goditjet i ka kryer një i burgosur grek. Bako e Leklocaj akuzoheshin mes të tjerash edhe për ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafeiropulos, në tetor 2017./abcnews.al


