Rindërtimi/ Rama falenderon Erdoganin dhe Princin e Kurorës

schedule13:39 - 9 Prill, 2022

schedule 13:39 - 9 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në pjesën e dytë të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë solli në vëmendje luftën në Ukrainë dhe pasojat që ajo ka sjellë në tregjet globale dhe ato vendase.

Po ashtu, kreu i të majtëve bën krahasimin e asaj që qeverisja e tij ka sjellë në këto vite, me atë që Shqipëria ka qenë para vitit 2013. Sipas tij, qeveria që ai udhëheq ka treguar se krizat di ti kthejë në gjenerator fuqish të reja.

“….Si do kishin mbetur të braktisur rrugëve, ata që dolën për pak sekonda në rrugë, se humbi shtëpia nga tërmeti. Disa vjet më parë edhe kreditë për shtëpi sociale i merrnin zyrtarë. Pandemia, të na kishte ardhur për vizitë në spitalet e deri para ca viteve. Kur njerëzit vareshin nëpër kangjellat e nënë terezës duke klithur se spitali skishte spitale. Shëndetësia për vite ishte sektori që u jepej nga partia e madhe, kaçakëve të koalicionit. Simboli i këtij ndryshimi ka dy fjalë: Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë, merreni me mend vend takimin mes Covid-it dhe Ndokës. Sa shumë ndryshon sot nga dje qeverisja e Shqipërisë.”

Edi Rama tha se krenaria e tij më e madhe si socialist janë shtëpitë falas që u ndanë pas tërmetit ndërsa theksoi se kudo është përdorur buxheti i Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, nuk mungoi falënderimi për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe për princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!