Aksioni në Vërmicë nis me arrestimin e zyrtarëve të policisë shqiptare në kufi me Kosovën

schedule11:38 - 8 Prill, 2022

schedule 11:38 - 8 Prill, 2022

Në aksionin që po zhvillohet në Vërmicë, deri tash janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare.

Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas burimeve të Gazetës Express, atje pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.

Ndryshe, Inspektorati Policor të Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke vazhduar aksionin “Pika”, që para disa javësh përfundoi me arrestimin e mbi 50 zyrtarëve policorë.

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në komunikatën e IPK-së. / Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!