Dy makina janë djegur këtë mbrëmje në lagjen “Karabash” në Vlorë.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
“Më datë 07.04.2022, rreth orës 22:05, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar. Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, po digjet dhe automjet tip “furgon”, në pronësi të shtetasit V. K., 57 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Abc mëson se dy makinat e djegura janë një furgon me targa greke dhe një Benz.
Policia ka shkuar pranë makinave dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
/abcnews.al