“Dërgimi i armëve në Ukrainë do të rrezikojë suksesin e bisedimeve ruso-ukrainase”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një konferencë për shtyp me gazetarët kur u pyet për furnizimet me armë të SHBA-së në Ukrainë, shkruan The Guardian.
“Sigurisht që diçka e tillë ka të ngjarë të ketë një efekt negativ,” theksoi Peskov.
Peskov tha se sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj familjes së Putinit flasin vetë dhe se është e vështirë të kuptohet apo shpjegohet vendimi i Amerikës.
Ai tha gjithashtu se Putini duhet ende të vendosë nëse do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20 – i cili do të mbahet në Indonezi në nëntor ndërsa theksoi se vendimi do të merret në varësi të ngjarjeve.
/abcnews.al