Pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiçin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”. Në festime u përdorën edhe armët e zjarrit.
Burime të besueshme të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës njoftuan se për përdorimin e armëve mbrëmë në veri të vendit, lidhur me fitoren e Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi, policia ka hapur rast. Rasti është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.
Deri më tani nuk ka të arrestuar, teksa pamje nga “festa” e serbëve në veri mund të shihni në videon më poshtë, ku edhe dëgjohen të shtëna armësh. /abcnews.al/