Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ka fituar mandatin e katërt me shumicë votash në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.
Partia e tij e djathtë Fidesz ka siguruar 53.1% të votave, ndërsa ka përfunduar 98% i numërimit, tregojnë rezultatet paraprake, raporton BBC. Aleanca opozitare e udhëhequr nga Peter Marki-Zay ishte shumë prapa me 35%.
Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi burokratët e Brukselit, siç tha ai dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke i quajtur “kundërshtarë”.
“Kjo ishte një fitore e madhe,” u tha Orban mbështetësve të ngazëllyer në kryeqytetin Budapest, të dielën në mesnatë.
Hungaria kufizon me Ukrainën dhe ka pranuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë deri më tani. Orban këmbëngul se duke ndihmuar njerëzit, por duke refuzuar të furnizojë Ukrainën me armë, ai po e mban Hungarinë jashtë luftës. Zelensky ka kritikuar vazhdimisht politikat e Orban.
Kur të konfirmohet zyrtarisht nga komisioni zgjedhor i Hungarisë, kjo do të jetë fitorja e katërt radhazi e Fidesz që nga viti 2010. g.v/abcnews.al