Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë dalë mëngjesin e së dielës në protestë për të kundërshtuar projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë. Sipas asaj që shprehen protestuesit, projekti i ri humb origjinalitetin e sheshit dhe shktërron kujtesën historike.
Kujtojmë se të shtunën kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave në lidhje me projektin në fjalë. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë u shpreh se ata që i cilësoi si “foltorexhinjtë e Vlorës” nuk dinë dhe as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”.
Më tej ai theksoi se Sheshi i Flamurit do të jetë “një tjetër spektakël urban në Vlorë” dhe se mezi pret që ta shohë të realizuar. /abcnews.al/