Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i është përgjigjur deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kërkuan që mbledhja e Këshillit të Mandateve të zhvillohet. Kërkesa e deputetëve erdhi pasi Nikolla njoftoi se mbledhja është anuluar për shkak se Alqi Bllako dorëzoi mandatin.
Kryeparlamentarja sqaron se deputeti dorëzoi vetë mandatin dhe për këtë arsye mbledhja nuk është mbajtur, pasi s’ka objekt shqyrtimi.
Në një deklaratë më herët, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si anti-ligjore anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Ai theksoi se Kuvendi duhet të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe vetëm në këtë mënyrë nuk bëhet pengesë për hetimet. g.v/abcnews.al