Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, kryediplomatja amerikane bën të ditur se në takimin sotëm është diskutuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me SHBA në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit.
“Është thelbësore që të sigurojmë integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët. ?”
I met w/@PoliciaeShtetit Gledis Nano today to strengthen ???? cooperation in law enforcement & counter-terrorism. Essential to ensure integrity in police action, including operations & personnel decisions. Thanks to police officers for courage & sacrifices to protect citizens. ?
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 30, 2022
Kujtojmë se të martën Policia e Shtetit mundi të arrestonte të shumëkërkuarin Nuredin Dumani si dhe të një personi tjetër që ndodhej bashkë me të në momentin e arrestimit. Dumani u arrestua pas një episodi në Papër të Elbasanit ku pati një përplasje me armë, nga ku mbeti edhe i plagosur.
Pas arrestimit, drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 1:00 të mëngjesit të së mërkurës. /abcnews.al/