Lufta në Ukrainë, si po “lulëzon” tregtia e seksit, refugjatët pre e trafikantëve

schedule20:47 - 27 Mars, 2022

schedule 20:47 - 27 Mars, 2022

“Për hajdutët dhe trafikantët e qenieve njerëzore, lufta në Ukrainë nuk është tragjedi,” paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres në Twitter.

Është një mundësi e mirë për keqbërësit, gratë dhe fëmijët janë objektivat. Rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore janë tejet aktive në Ukrainë dhe vendet fqinje në kohë paqeje.

“Tymi” i luftës është mbulesa e përsosur për të rritur biznesin.

Karolina Wierzbińska, një koordinatore në Homo Faber, një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në Lublin, tha që fëmijët ishin shqetësim i madh.

Shumë të rinj po udhëtojnë  jashtë Ukrainës të pashoqëruar, tha ajo.

Vendndodhja e shumë fëmijëve që kanë kaluar kufirin të vetë është e panjohur shkruan BBC.

“Unë dhe kolegët e mi u nisëm drejt kufirit polako-ukrainas për të parë vetë nga afër situatën. Ne takuam Margherita Husmanov, një refugjate ukrainase nga Kievi në rreth të 20-tave. Ajo mbërriti në kufi dy javë më parë, por vendosi të qëndrojë, për të ndihmuar në ndalimin e refugjatëve të tjerë që mos  bien në duar të gabuara.

E pyeta nëse ndihej e pambrojtur. “Po,” më tha ajo. “Kjo është veçanërisht arsyeja pse shqetësohem për sigurinë e tyre. Gratë dhe fëmijët vijnë këtu nga një luftë e tmerrshme. Ata nuk flasin gjuhën polake apo anglisht. Ata nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe besojnë  çdo gjë dikush u thotë.

Kushdo mund të paraqitet në këtë stacion. Ditën e parë që dola vullnetare, pamë tre burra nga Italia. Ata kërkonin gra të bukura për t’i shitur në tregun e seksit.
Thirra policinë dhe doli se kisha të drejtë. Është e tmerrshme”, thotë koordinatorja.

Ajo tha se tashmë shumë trafikantë të qenieve njerëzorë shfaqen në kufirin e Ukrainës të veshur si vullnetarë për të marrë peng gra ose fëmijë.

Ata që ajo i përshkroi si vullnetarë të rremë në një qendër refugjatësh pyetën një refugjate  se ku po qëndronte. E tillë është historia e Elenës nga Ukraina.

Ata erdhën më vonë gjatë ditës dhe i thanë se Zvicra ishte vendi më i mirë për të shkuar dhe se do ta çonin atje, me një furgon plot me gra të tjera.

Ata u acaruan kur ajo u kërkoi të shihte kartat e tyre të identitetit.

Për t’i larguar burrat nga familja e saj, Elena premtoi se do t’i takonte kur gratë e tjera të ishin në furgonin e tyre. Për fat të morë Elena shpëtoi pasi më tu larguar burrat, ajo mori fëmijët dhe vrapoo, në mënyrë që ata mos ta gjenin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!