Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli “ndajnë të njëjtin mendim” për rëndësinë e parandalimit të Iranit që të pajiset me bombë bërthamore, thanë Shtetet e Bashkuara në një deklaratë nga Jerusalemi sot. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken .
Blinken shkoi për vizitë në Tel Aviv mbrëmë në kuadër të një takimi me homologët e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Maroku dhe Egjipti.
Emiratet e Bashkuara Arabe normalizuan marrëdhëniet e tyre me Izraelin në vitin 2020 në bazë të një sërë marrëveshjesh të ndërmjetësuara nga SHBA të njohura si “Marrëveshjet e Abrahamit”. Bahreini dhe Maroku ndoqën shembullin e Emirateve të Bashkuara.
Këto marrëveshje u arritën pas dekadash në të cilat shtetet arabe kushtëzuan normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin me zgjidhjen e çështjes palestineze.
Në Jerusalem, Blinken u takua fillimisht me homologun e tij izraelit, Yair Lapid, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në bisedimet e nivelit më të lartë më vonë sot.
Vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së vjen pasi bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 thuhet se janë në fazat përfundimtare.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja, por pasardhësi i tij, Joe Biden, e ka rikthyer vendin e tij në tryezën e bisedimeve me synimin për të ringjallur marrëveshjen.
Lapid pranoi se Izraeli është i shqetësuar për kushtet e marrëveshjes
“Ne kemi mosmarrëveshje mbi marrëveshjen bërthamore dhe implikimet e saj, por një dialog i hapur dhe i ndershëm është pjesë e forcës së miqësisë sonë (me Shtetet e Bashkuara),” u tha ai gazetarëve.
“Izraeli do të bëjë” çdo gjë që ne e gjykojmë të nevojshme për të ndaluar programin bërthamor të Iranit”, tha ai.
“Në pikën më të rëndësishme, ne kemi të njëjtin këndvështrim. Të dy jemi të përkushtuar, të dy jemi të vendosur që Irani mos të ketë kurrë një armë bërthamore,” tha Blinken.
“Një Iran me një armë bërthamore ose aftësinë për të prodhuar një të tillë në afat të shkurtër do ta bënte te vendin më agresiv,” shtoi ai.
Sipas Blinken, “mënyra më e mirë” për të parandaluar këtë është që SHBA dhe Irani të kthehen në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit të nënshkruar në vitin 2015.
Ringjallja e marrëveshjes “do ta kthejë programin bërthamor të Iranit atje ku ishte, tha Blinken.
Vizita e Blinken në rajon fokusohet në pushtimin rus të Ukrainës , “veprimet destabilizuese” të Iranit dhe marrëdhëniet izraelito-palestineze./abcnews.al/