Eprorët e Policisë së Kosovës në takim me Vuçiçin, IPK-ja nis procedurat për ta

schedule10:29 - 25 Mars, 2022

schedule 10:29 - 25 Mars, 2022

Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, ka deklaruar Beka.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të të mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviç vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë.

Lajmi për suspendimin e Stevanoviç u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga KGJK, pasi e njëjta pikë ka qenë si pikë e mbyllur.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!