Arrestohet shqiptari i arratisur nga spitali në Greqi

schedule22:30 - 24 Mars, 2022

schedule 22:30 - 24 Mars, 2022

Një 31-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga spitali i Rodosit në Greqi, ku po trajtohej, është arrestuar pasditen e së enjtes.

Mësohet se shqiptari ndodhej në spital për të marrë trajtim mjekësor, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. I riu shqiptar, ishte në kërkim prej disa ditësh qarkullonte nëpër ambientet e spitalit.

Nga e hëna e kaluar policia e Rodosit kishte shpallur në kërkim shqiptarin me iniciale A.B, 31-vjecc.

31-vjeçari shqiptar u transferua nga burgu i Chanias në Rodos dhe pritej që të gjykohej ditën e premte, por u shtrua në spital, pas infektimit me koronavirus.

I riu shqiptar është arrestuar për disa raste vjedhjesh dhe tentativa grabitjesh.

Në të kaluarën 31-vjeçari ka përdorur emra të ndryshëm, ndërsa ka ndryshuar edhe moshën e tij. Ai nuk konsiderohet një person i rrezikshëm, por ata që kanë rënë në kontakt me të janë në rrezik të përhapjes së koronavirusit nga i cili është i sëmurë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!