Biden në Bruksel: NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar sesa sot, Putini gaboi

schedule18:44 - 24 Mars, 2022

schedule 18:44 - 24 Mars, 2022

Presidenti i SHBA Joe Biden po flet në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel,  pas takimit me liderë të tjerë botërorë të NATO-s dhe Këshillit Evropian dhe G7-ës.

“NATO nuk ka qenë kurrë, kurrë më e bashkuar se sa është sot. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte si pasojë e hyrjes në Ukrainë” , tha Biden.

I pyetur për kërcënimin e armëve kimike, presidenti tha se SHBA-të do të përgjigjeshin nëse Putini do t’i përdorte ato, por “natyra e përgjigjes do të varej nga natyra e përdorimit”.

Biden shtoi se ai beson se Rusia duhet të hiqet nga G20 – një temë që është ngritur ditët e fundit.

“Ne jemi të vendosur të shtojmë përpjekjet tona për të mbështetur Ukrainën,” tha ai.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ofruar më shumë se 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën. Sistemet kundërajrore, armët kundërtanke, municionet dhe armët po dërgohen tani në Ukrainë. “Sot, unë njoftoj se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare”, tha Biden.

Presidenti amerikan Joe Biden foli në një konferencë shtypi të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë, pas takimit me liderë të tjerë botërorë të NATO-s, Këshillit Evropian dhe G7-ës.

Liderët kryesorë globalë po kërkojnë të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe efektive për përgjigjet e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti amerikan foli për unitetin e NATO-s, perspektivën e përdorimit të armëve kimike nga presidenti rus Vladimir Putin dhe rolin e mundshëm të Kinës në konflikt.

Pikat kryesore të fjalimit të presidentit amerikan në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë

NATO : Biden tha se NATO asnjëherë nuk ka qenë më e bashkuar se sa është sot. “NATO nuk ka qenë kurrë, kurrë më e bashkuar se sa është sot. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte si pasojë e hyrjes në Ukrainë” , tha Biden.

Armët kimike: I pyetur për kërcënimin e armëve kimike, presidenti tha se SHBA-të do të përgjigjeshin nëse Putini do t’i përdorte ato, por “natyra e përgjigjes do të varej nga natyra e përdorimit”.

Kina: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se beson se Kina i kupton pasojat potencialisht të tmerrshme ekonomike që do të pasonin nëse vendi do t’i japë ndihmë Rusisë në luftën e saj në Ukrainë. Biden tha se kishte një “bisedë shumë të drejtpërdrejtë” me presidentin kinez Xi Jinping javën e kaluar mbi këtë temë. Ai tha se “nuk bëri kërcënime”, por e bëri të qartë se Xi “i kuptoi pasojat e ndihmës së tij ndaj Rusisë”.

Mungesa e ushqimit: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se liderët botërorë kanë diskutuar mundësinë e krizës ushqimore, si pasojë e pushtimi rus në Ukrainë.
Biden tha se mungesat e ushqimit do të jenë “reale”, duke cilësuar Ukrainën dhe Rusinë “shporta e bukës” për Evropën.
Furnizimet nga të dy vendet së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit.

Refugjatët: Biden tha se shpreson të vizitojë refugjatët ukrainas ndërsa ai është në Evropë. “Kam në plan të përpiqem t’i shoh ata njerëz … Shpresoj të shoh shumë njerëz.”
Presidenti vuri në dukje se gjatë gjithë karrierës së tij politike ai ka vizituar shpesh refugjatët, duke i quajtur skenat “shkatërruese”.

G20: Biden tha se beson se Rusia duhet të hiqet nga Grupi i 20.

/abcnews.al/