Asambleja e OKB-së voton pro rezolutës që fajëson Rusinë për krizën humanitare në Ukrainë, 5 vende e kundërshtojnë

schedule17:17 - 24 Mars, 2022

schedule 17:17 - 24 Mars, 2022

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që e bën të qartë se Rusia është shkaktari i vetëm i krizës humanitare në Ukrainë.

Pothuajse tre të katërtat e organizatës kërkuan akses ndihme dhe mbrojtje civile në Ukrainë dhe kritikuan Rusinë për krijimin e një situate “të tmerrshme” humanitare.

Rezoluta gjithashtu kërkon t’i jepet fund rrethimit të qyteteve, në veçanti të qytetit port të Mariupolit.

CNN shkruan se 140 vende votuan pro thirrjes për ndalimin e luftës në Rusi, pesë kundërshtuan (Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia), ndërsa 38 vende abstenuan rezolutën e propozuar nga SHBA-të dhe gati 12 vende të tjera.

Disa javë më parë, 141 vende mbështetën një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë. Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.

Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse në Ukrainë, ata “po votojnë për fundin e luftës.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!