Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u kërkoi ligjvënësve francezë që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të personave që humbën jetën gjatë luftës, përpara fjalimit në asamblenë kombëtare të Francës, shkruan skynews
Fjalimi i Zelenskyy vjen një ditë pasi bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron për kushtet e një armëpushimi të mundshëm me Rusinë. Zelensky gjithashtu i kërkoi Japonisë dhe vendeve të tjera aziatike që të shtojnë sanksionet kundër Rusisë.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Japonisë që të vendosë një embargo kombëtare tregtare me Rusinë dhe u kërkoi kompanive japoneze të tërhiqen nga tregu rus.
“U bëj thirrje shteteve aziatike dhe partnerëve tuaj që të bashkojnë përpjekjet në mënyrë që Rusia të kërkojë armëpushim dhe të ndalojë cunamin e pushtimit brutal të shtetit tonë”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij.
Udhëheqësi ukrainas tha se që nga fillimi i luftës “mijëra njerëz, përfshirë 121 fëmijë” janë vrarë në Ukrainë. Javën e kaluar, presidenti ukrainas mbajti gjithashtu një fjalim virtual në Kongresin Amerikan në Uashington dhe u kërkoi të kujtojnë Pearl Harbor dhe sulmet e 11 shtatorit, ndërsa bëri thirrje për më shumë mbështetje.
/abcnews.al