Protesta para parlamentit, Garda dhe policia në gatishmëri

schedule18:25 - 20 Mars, 2019

schedule 18:25 - 20 Mars, 2019

Më shumë se 1200 efektivë policie do të jenë të gatishmëri për protestën e opozitës që pritet të zhvillohet nesër para Parlamentit. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Protesta e opozitës e njoftuar për t’u mbajtur të enjten e 21 Marsit para Parlamentit ka angazhuar më shumë se 1200 efektive të policisë si edhe të punonjës të Gardës së Republikës.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.

Forca të shumta të policisë do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga ku do të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Gjithashtu qytetarët dhe  protestuesit do të pengohen me kordonë metalike të kalojnë gjatë pedonales Murat Toptani, duke filluar nga Ministria e Brendshme e deri te Akademia e Shkencave.

Garda e Republikës ka shtuar edhe elementët e sigurisë, për të penguar depërtimin e protestuesve brenda rrethimit të Kuvendit.

Në rast se do të ketë përkeqësim të situatës, atëherë do të përdoret edhe gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ashtu si edhe në manifestimet e tjera të zhvilluara më herët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!