Bayern Munich kërkon të përforcojë një nga repartet që këtë sezon ka qenë “thembra e Akilit”, Është pikërisht reparti i mbrojtjes ku drejtuesit e skuadrës bavareze kanë menduar të ndërhyjnë.
Gjigandët gjermanë kanë “peshkuar” te Ajax për një tjetër lojtarë, dhe bëhet fjalë për Noussair Mazraoui, për të cilin edhe Barcelona po e studion me imtësi.
Sipas asaj që raporton “Sport1”, bavarezët i ofrojnë mbrojtësit të Ajax rreth 10 milion euro bruto në sezon, një shumë që sipas burimit në fjalë është maksimumi që skuadra gjermane mund t’i ofrojë. Mbrojtësit maroken i përfundon kontratën e tij në fund t sezonit dhe mund t’i bashkohet skuadrës së Mynihut si lojtarë i lirë gjatë merkatës së verës. /f.a/abcnews.al