Të paktën 925 janë vrarë nga rusët në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit

schedule15:06 - 21 Mars, 2022

schedule 15:06 - 21 Mars, 2022

Të paktën 925 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit thuajse një muaj më parë. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Që nga mesnata e 20 marsit, 925 civilë kanë vdekur dhe 1,496 të tjerë janë plagosur, sipas njoftimit.

Numri aktual i civilëve të vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë pasi OHCHR, që ka një ekip të madh monitorimi në vend, nuk ka pasur ende mundësi të marrë ose verifikojë raportet e viktimave nga disa qytete të goditura keq, përfshirë Mariupolin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!