“Do t’ju vras”, 48-vjeçari kërcënon me kallashnikov punëtorët e një firme në Tiranë

schedule15:27 - 17 Mars, 2022

schedule 15:27 - 17 Mars, 2022

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ka kërcënuar me armë. Efektivët e policisë kanë vënë në pranga L. L., 48 vjeç, duke parandaluar përshkallëizmin e mëtejshëm të konfliktit me armë zjarri.

Sipas uniformave blu, 48-vjeçari gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 48-vjeçar që kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një kompleksi, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. L., 48 vjeç, banues në Tufinë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!