Një 56 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet se tregtonte pije të skaduara.
Uniformat blu bëjnë me dije se ky shtetas tregonte pije të skaduara për qytetarët.
Policia bën me dije se shtetasi D. H., 56 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Në kuadër të operacionit të koduar “Skadenca”, këtij shtetasi i janë gjetur sekuestruar sasi të konsiderueshme me pije (lëngje frutash), të cilave u kishte kaluar afati i skadencës.
‘Finalizohet operacioni policor i koduar “Skadenca”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër.
Arrestohet në flagrancë një shtetas që tregtonte pije të skaduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skadenca”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 56 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme me pije (lëngje frutash), të cilave u kishte kaluar afati i skadencës’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al