Çekia mbledh mbi 30 milionë dollarë për të blerë armë për Ukrainën

schedule12:24 - 16 Mars, 2022

schedule 12:24 - 16 Mars, 2022

Çekia ka mbledhur mbi 30 milionë dollarë për të mbështetur me armë Ukrainën, në luftën që  Rusia i ka shpallur që prej 24 shkurtit.

Paratë e mbledhura nga qeveria çeke do të përdoren për të blerë armë dhe furnizime të tjera ushtarake që Ukraina ka nevojë për të mbrojtur veten nga pushtimi rus, sipas një deklarate nga Ministria Çeke e Mbrojtjes.

LEXO të gjitha zhvillimet për luftën

Qeveria çeke tha se ka vënë në dispozicion furnizime ushtarake me vlerë 185 milionë dollarë që mund të blihen me paratë nga fushata e financimit të çekëve.

“Armët, pajisjet ushtarake dhe municionet që nevojiten urgjentisht nga ushtria ukrainase dhe Forca e Mbrojtjes Territoriale për të mbushur rezervat e varfëruara janë pjesë e ofertës”, tha ministria./abcnews.al/