Një i ri është qëlluar me plumb në këmbë pas një sherri në lokal, natën në qytetin e Korçës. I lënduari është Reans Muçollari fillimisht ka bërë sherr me një person në brendësi të lokalit, më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve.
Reans Muçollari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, Muçollari në vitin 2017 përplasi me automjetin e tij një kalimtar për vdekje. Për plagosjen policia ka shoqëruar katër persona në komisariatin e Korçës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes si dhe për të kapur autorët./abcnews.al