Dy shqiptarë dhe 3 gra kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për grabitjen e 97 dyqaneve në Atikë.
Shqiptarët janë pjesë e një bande e cila sipas policisë greke ka është përgjegjëse për shumë vjedhje në, shtetin fqinj raportojnë mediet greke.
Sipas policisë greke, gjatë një operacioni të koordinuar, janë arrestuar në Kamatero, Keratsini dhe Neo Faliro, dy shqiptarë të moshës 33 dhe 39 vjeç, si dhe tre gra, 25, 33 dhe 41 vjeç.
Njëkohësisht, të bashkakuzuar janë edhe dy persona të tjerë që janë në kërkim.
Të pandehurit fillimisht kanë monitoruar lëvizjet e rojeve private, të dyqaneve të synuara dhe kanë përzgjedhur kohën e duhur për të kryer vjedhjen. Pas heqjes së produkteve, i vendosnin në çanta të projektuara posaçërisht, që nuk aktivizoheshin sistemet kundër vjedhjes në hyrje të dyqaneve. Vihet re se për të minimizuar mundësinë e lokalizimit të tyre, ata janë kujdesur të ndryshojnë zonat ku janë aktive dhe kanë shmangur “goditjen” për herë të dytë të të njëjtit dyqan.
Nga hetimi para hetimor i deritanishëm janë hetuar 97 raste të vjedhjeve në dyqane në Atikë, ku përfitimi financiar i autorëve i kalon shumën 400 mijë euro.
Gjatë kontrolleve të policisë u zbuluan një sërë sendesh të vjedhura (veshje, pajisje elektronike), 3 çanta, të projektuara posaçërisht me veshje të brendshme që nuk aktivizojnë sistemet kundër vjedhjes, një pajisje metalike për heqjen e mekanizmave kundër vjedhjes së produkteve. Janë gjetur dhe konfiskuar 4 vetura dhe shuma e parave prej 4545 euro.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.
Sipas Policisë greke, produktet e vjedhura fillimisht ruheshin në banesat e anëtarëve dhe më pas me masat përkatëse kundër vëzhgimit transportoheshin dhe ruheshin në një zonë që e përdornin ekskluzivisht për këtë qëllim.
Një pjesë e mallrave të vjedhura, të pandehurit ua shisnin drejtpërdrejt palëve të treta, ndërsa sasitë e tjera transportoheshin në Shqipëri ku rishiten, nëpërmjet një dyqani me pakicë, në pronësi të një anëtari të organizatës./abcnews.al/