Kukësi mposhti Dinamon 2-0 në sfidën e luajtur në Kamëz, ndërsa “shkelmojnë” kështu edhe krizën që po kalonin në javën e fundit për shkak të mungesës së rezultateve.
Një fitore shumë e rëndësishme për verilindorët të cilët mbajnë vendin e 3-të, ndërsa i afrohen Laçit me vetëm 4 pikë.
Pas kësaj ndeshjeje, Diego Longo foli shumë shkurt për “Super Sport”, teksa theksoi se po mundohet të mësojë gjuhën shqipe, pasi deri më tani bashkëbisedimi në anglisht nuk ka funksionuar duke pretenduar se keqkuptohet në atë që kërkon të shprehë.
“Kam qenë gjithnjë i lumtur me mënyrën si është sjellur skuadra, nuk dua të flas më shumë sepse kam nisur të mësoj më shumë gjuhën shqipe që të mos ketë keqkuptime dhe njerëzit të mos e keqkuptojnë atë që unë them në anglisht”, u shpreh Longo. /f.a/abcnews.al