Duhet thënë që në fillim se ishte e merituar. Po ashtu, që Franca vërtet po tremb gjithë botën në radhë të parë sepse mes “gjelave” nuk ka luftë e përçarje.
Nënkampionët e botës e nisën me një fitore bindëse turneun në Amerikën e Veriut duke fituar atë që cilësohej si një test I vërtetë force, sfidën ndaj Senegalit.
Nënkampionët e Afrikës, të cilët në fakt e fituan titullin në fushë, por e humbën në tavolinë, luajtën shumë mirë në pjesën e parë, kur gjigandët nga Europa patën fat.
Të paktën dy raste të mira për afrikanët, njëri në shtyllë, dhe tjetri i shpërdoruar për pasaktësi.
Gjithsesi, me kalimin e kohës, gjithçka u vendos nga klasi i Francës.
Jo më kot, trajneri Didie Dëshamp, kishte në fushë si titullarë të tillë si Kilian Mbape, Olize, Dembele apo Due, pa folur për të tjerët.
Kapiteni Mbape shënoi dy gola, duke treguar rrugën drejt suksesit, që është edhe rruga drejt titullit.
Jo më kot Franca ka arritur në finale në dy Botërorët e fundit, duke fituar bindshëm të parën 5-2 ndaj Kroacisë, dhe pastaj duke humbur vetëm me penallti ndaj Argjentinës në Katar 4 vjet më parë.
Nëse do të arrihej një finale e tretë radhazi do të barazohej rekordi I Gjermanisë së viteve 1982-1986-1990 dhe I Brazilit në Botërorët 1994-1998-2002.
Vërtet një ekip legjendash që do të linte pas edhe brezin e madh të Zidanit e Deshampit, trajnerit të sotëm që do të largohet nga kombëtarja në fund të kësaj Kupe të Botës.



