A është Kosova vend i mundshëm prej ku mund t’i dërgohen aeroplanë Ukrainës? Përgjigjet Kurti

schedule14:14 - 10 Mars, 2022

schedule 14:14 - 10 Mars, 2022

Kosova është përmendur në disa raportime si një nga opsionet e mundshme nga ku mund të nisen avionë ushtarakë për në Ukrainë, si një vend joanëtar i NATO-s.

Për këtë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë, por në rast se merr do të konsultohet me të gjitha institucionet e shtetit.

“Ndonëse Kosova nuk është anëtar i NATO-s, NATO është në Kosovë. Ne dëshirojmë që të anëtarësohemi sa më shpejt që është e mundur në një situatë të tillë të jashtëzakonshme. Nuk kemi marrë një kërkesë të tillë për vendin tonë. Kur ta marrim një kërkesë, me Qeverinë e Kosovës, presidenten e vendit dhe Kuvendin, me ministrat e linjës, padyshim që do ta tajtojmë dhe do të japim në kohë rekorde përgjigjen e duhur”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ofertën e Polonisë për t’i dërguar disa aeroplanë MIG-29 nga epoka sovjetike drejt Ukrainës përmes një baze ushtarake amerikane në Gjermani.

Lidhur me këtë çështje, dje ka shkruar edhe mediumi gjerman Tagessachau”, duke treguar se transferimi i drejtpërdrejtë i aeroplanëve për në Ukrainë me sa duket nuk është planifikuar nga SHBA-ja derisa potencojnë se një prej skenarëve të mundshëm është që avionët të rilyhen në bazën e Ramstein në Gjermani dhe pastaj të fluturojnë drejt një vendi joanëtar të NATO-së apo që nuk është anëtar i BE-së.

Siç kishte shkruar “Tagesachau”, Kosova është përmendur si një nga opsionet e mundshme edhe pse ende asnjë vend nuk është përmendur publikisht./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!