Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Dobraç të Shkodrës mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se një person ende e i paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Mësohet po ashtu se i plagosuri Admir Bajri ka qenë në këmbë përpara një supermarketi kur u qëllua.
“Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.” /abcnews.al/