Divorci apo një martesë e palumtur për hir të fëmijëve? Diskutimi i rëndësishëm në 8 Mars

schedule10:35 - 8 Mars, 2022

schedule 10:35 - 8 Mars, 2022

Divorci apo një martesë e palumtur për hir të fëmijëve? Kjo është tema e diskutuar sot më 8 Mars në “ABC e Mëngjesit”.

Aktivistja, Edlira Çepani, psikologia Manjola Baçi dhe gazetarja Gerta Gixhari, kanë ndarë mendimet e tyre, duke deklaruar se sot grave i shkelen shumë të drejta, të cilat i pengojnë të marrin vendime për jetën e tyre.

“Në qoftë se shtëpia e djalit dhe vajza kërkon të divorcohet dhe nuk ka të drejtë të kthehet në shtëpinë e prindërve të saj, pasi aty është vëllai i saj me nusen e vetë”, tha Gerta.

“Shoqëria sot jeton në këtë sistem dhe i mohon të drejtat gruas. Ti nuk i delegon vajzës të njëjtat gjëra me djalin. Divorci si fenomen qendron zgjidhje dhe zgjedhje, për sa kohë këto qendrojnë për tu zhvilluar ti për veten tënde. Ti nuk ke pse nesër pasnesër të thuash ku do shkosh kur të divorcohesh.

Ti nuk mund të durosh dhunën, palumturinë. Ka disa variacione të palumturisë, është për shkaqe ekonomike apo arsye tjetër. Njeriu së pari duhet të mendoj për veten e vetë. Nëse ajo nuk ka këtë rehati, edhe fëmija nuk do të jetë i lumtur”, u shpreh psikologia.

“Në qoftë se do të bësh diçka për fëmijët, duhet të bësh që ata të jenë të lumtur. Nëse vijon mbështetja publike nga institucionet qoftë për gratë dhe familjet e divorcuar. Sepse në rast se vazhdon sherri, rëndohet gjendja psikologjike”, tha Edlira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!