Pjesa më e madhe e territorit do jetë me mot të vranët. Pritet që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do sjellin reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Juglindore dhe Veriore. Ndërsa Qendra e vendit do të ketë vetëm momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Veriu dhe Qendra do jenë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në këto rajone kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa Europa Lindore vijon të jetë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje do të paraqitet pjesërisht gadishulli i Ballkanit dhe Europa Jugperëndimore, reshjet do të jenë kryesisht shira.
Kosova
Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë territorin e Kosovës. Por herë pas here priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin reshje në vend. Reshjet do të jenë të alternuara, Ku priten reshje dëbore në Verilindje dhe pjesërisht qendër. Ndërsa reshjet e shiut do të jenë më prezente në zonat jugperëndimore.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV prej disa ditësh ndodhet në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat të sjellin reshje në të gjithë territorin e MV, KU do të ketë reshje shiu dhe dëbore. /abcnews.al/