Nënkryetari i bashkisë së Maripoul u ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë vendin dhe të vrasë civilët, shkruan BBC
Sergei Orlov tha: “Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin që të vrasë civilët tanë nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal, është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombeve më të mëdha europiane.
“Duket sikur udhëheqësit e NATO-s nuk e kuptojnë se Putin nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne po presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është e nevojshme t’i ofrohet Ukrainës mbështetje ushtarake Ukrainës për të ndaluar Putin ose të paktën të mbyllë hapësirën ajrore për të na mbrojtur nga kërcënimet ruse.”
Banorët e Mariupolit thanë për BBC-në se po përpiqen t’i mbijetojnë bombardimeve ruse që kanë shkatërruar lagjet e banuara dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë.
/abcnews.al