Josa: Na mungoi finalizimi, nuk kam menduar titullin, por 8 pikë diferencë janë shumë

schedule16:27 - 3 Mars, 2022

schedule 16:27 - 3 Mars, 2022

Laçi nuk mundi të reagonte pas humbjes me Tiranën, ndërsa ditën e sotme u ndal në barazim pa gola me Egnatian në Kurbin.

Një barazim që kurbinasit i largon nga vendi i parë me 8 pikë, ndërsa pas ndeshjes trajneri i bardhezinjve, Mirel Josa u shpreh se skuadrës së tij sot i mungoi finalizimi.

Çfarë i mungoi Laçit?: “Nuk kishim diferenca të mëdha mes pjesës së parë dhe të dytë, e mbajtëm kundërshtarin gjithë kohës në presion. Duhet të ishim pak më të qartë në 30 minutat e fundit, në pasimet dhe në momentet kur duhet të godisnim portën. Megjithatë rastet nuk na munguan, pasi këto janë ndeshje që mund të goditesh nga kundërshtari nëse nuk jemi të qetë. Duhet të ishim më të qetë pas hyrjes në lojë të Zulfiut edhe Guindo duhet të ishte pak më cilësor qoftë në pasim ashtu edhe në goditjen e portës.”

Finalizimi: “Ne dolëm në pozicionin e goditjes, por duhet të ishim më të vendosur në goditjen në portë, pasi e pamë si me Zulfiun që bëri disa goditje, shtyllën në pjesën e dytë. Në këto momente duhet të ishim më të vendosur dhe të kalimit të epërsisë numerike në këto vende. Duhet të japin një iniciative më tepër për sa i përket shënimit të golit. Nuk mund të bëjë krahasime me ndeshjen me Tiranën, pasi ishin në karaktere të ndryshme, nuk dua t’i hidhem sërish asaj ndeshje, pasi duhet të qetësojmë skuadrën, por duhet të ishim më këmbëngulës sot.”

Diferenca me Tiranën dhe titulli: “Unë nuk kam menduar për titull, normale që humbja me Tiranën na largoi nga titulli, pasi 8 pikë diferencë është shumë.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!