Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje SHBA-së: Kemi nevojë për armë tani

schedule17:41 - 2 Mars, 2022

schedule 17:41 - 2 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar. Dimitri Kuleba, gjatë një bisede telefonike me  Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, ka kërkuar më shumë armë nga SHBA.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Kuleba, i cili përmes një postimi në twitter ka zbardhur bisedën e tij me Blinken.

‘Pata një telefonatë me @SecBlinken për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë derisa ajo të ndalojë luftën e saj kundër Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj. Përpjekjet e koordinuara për të parandaluar shmangien e sanksioneve. Theksova: Ukraina ka nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën tonë Ajrore, tani’, shkruan në postimin e tij Kuleba.

Ndërkohë që Kryetari i Senatit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Menendez i tha CNN të martën se SHBA po ofron një “tubacion ndihme në Ukrainë”, duke iu referuar një sërë sistemesh mbrojtëse vdekjeprurëse që po dërgohen në vend. /Abcenws.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!