Deputeti i Bundestagut Gjerman, Tobias Gottardt ka folur pas takimit që ka zhvilluar në kryesinë e Kuvendit me deputetët shqiptarë. Ai ka përsëritur rëndësinë e dialogut midis mazhorancës dhe opozitës si dhe ka apeluar për bashkëpunim në kalimin e vështirësive.
Ata që duan demokracinë janë pro dialogut. Opozitës mesazhin e radhës ia dha deputeti i Bundestagut gjerman Tobias Gottard.
“Nuk më takon mua të vij në Shqipëri dhe të jap komentet e mia mbi situatën tuaj të brendshme politke të cilën mund ta njihni ju më mirë se kushdo tjetër, por dua të jap sugjerimet e mia se të gjithë politkanët që e duan demokracinë janë pro dialogut dhe përballimti të çdo lloj siituate që ndodh në realitetin polititik me përgatjet dhe argumenta, gjithmonë për dialog”.
Erdhi në Shqipëri për të njohur nga afër realitetin dhe përfundoi, duke i treguar eksperiencën e vendit nga vjen.
“Pavarësisht nga vendi i cili vijmë ajo që duhet të qëndrojë si mesazh i përbashkët është se të gjitha vështirësitë dhe risqet duhet t’u qasen me bashkimin dhe për të punuar bashkë. Dhe ky është mesazhi që duhet të japim të gjithë”.
Deputeti Gottard u takua me deputetët të majtë e përfaqësues të komisionit të jashtëm e atij të integrimit. /abcnews.al