Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi u policia gjeti në makinën e tij “Audi” 7 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Autori i identifikuar me emrin Klajdi Dulellari (Kapllani) është banues në Vlorë.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” në përdorim nga ky shtetas, në lagjen “Isa Boletini”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton Policia.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “A2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve./abcnews.al/