YouTube ka bllokuar kanalet e mediave shtetërore Russia Today dhe Sputnik në të gjithë Europën përfshirë Britaninë e Madhe.
Në një deklaratë të postuar në Twitter, Google tha:
“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë. Ekipet tona do të vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”.
Due to the ongoing war in Ukraine, we’re blocking YouTube channels connected to RT and Sputnik across Europe, effective immediately. It’ll take time for our systems to fully ramp up. Our teams continue to monitor the situation around the clock to take swift action.
— Google Europe (@googleeurope) March 1, 2022