Estonia vendi i radhës që ndalon hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

schedule14:48 - 26 Shkurt, 2022

schedule 14:48 - 26 Shkurt, 2022

Estonia është shteti i radhës që u bashkohet vendeve që kanë ndaluar hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse.

Pas Estonisë pritet që vendet e tjera baltike, Lituania dhe Letonia të ndërmarrin të njëjtin hap, ka konfirmuar në një deklaratë për mediat ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.

Kryeministrja estoneze Kaja Kallas  përmes një postimi në Twitter u bëri thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin.

Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”, shkruan ajo.

Ndërkohë kujtojmë që deri më tani Polonia, Bullgaria dhe Republika Çeke kanë vendosur ndalimet e hapësirës ajroje për linjat ruse.

Ndërkohë që me 24 ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën, Britania e Madhe ndaloi linjën ajrore kombëtare ruse Aeroflot të ateronte në Britani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!