Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten një pako me sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova me këtë vendim u është bashkëngjitur Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen ndaj sulmit rus në Ukrainë.
“Ushtria ruse është ajo e cila me këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet”, ka thënë Kurti.
“Kjo Rusi që po shohim sot nuk është e re, por edhe një paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re”./REL