Napoli dhe Bercelona po luajnë mes tyre ndeshjen e kthimit të Europa League. Vetëm 9 minuta lojë i kanë mjaftuar skuadrës së Xavi Hernandez për të kaluar në avantazh në stadiumin “Diego Armadno Maradona”.
Jordi Alba do të tunde rrjetën e skuadrës italiane për t’i dhënë epërsinë katalanasve në një sfidë ku pritet të jetë e luftuar deri në fund.
Kujtojmë se takimi i parë mes Napolit dhe Barcelonës është mbyllur në barazim 1-1, sfidë e luajtur në “Camp Nou”. /f.a/abcnews.al