Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për fluksin e miliona refugjatëve ukrainas në rast të një pushtimi rus, ndërsa Bashkimi Europian po përgatitet për mbërritjen e miliona refugjatëve, shkruan The New York Times
Komisionerja Europiane për Imigracionin Ilva Johansson tha gjatë një vizite në Poloni të martën se ekspertët e BE-së po hartojnë plane për të menaxhuar fluksin e madh të refugjatëve ukrainas.
“Edhe pse nuk është e qartë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të presidentit rus Vladimir Putin, ne duhet të përgatitemi për mbërritjen masive të refugjatëve ukrainas në Bashkimin Europian, tha Johansson.
OKB-ja i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbledhë 190 milionë dollarë në mbështetje të ukrainasve, megjithëse deri më tani është mbledhur vetëm 9% e kësaj shume.
“Nëse shpërthen lufta, ndikimi në popullin ukrainas dhe në Europë do të jetë i madh”, tha Lani Fortier, një zyrtar i lartë.
/abcnews.al