Edhe për protestën e ditës së sotme para parlamentit, masat e policisë janë të shumta, ku mësohet se janë angazhuar rreth 1 mijë efektivë.
Në pedonalen para godinës së sallës plenare dhe në rrugët lidhëse janë vendosur forca të shumta policore.
Një kordon policor ka bllokuar kalimin në këtë rrugicë që lidhet me Parlamentin, duke mos lejuar kalimin e personave të tjerë përveç deputetëve.
Ndërkohë, kamera të shumta sigurie janë vendosur edhe në godinën e parlamentit dhe ambientet përreth, me qëllim identifikimin e protestuesve që kryejnë akte dhune.
Dy ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi se nuk i ka dhënë leje opozitës për të protestuar përpara Parlamentit, megjithatë autoritetet kanë marrë masa shtesë. /abcnews.al