Bashkëshortët shqiptarë rrëmbejnë djalin e tyre në Norvegji, arrestohen në Itali

schedule12:18 - 22 Shkurt, 2022

schedule 12:18 - 22 Shkurt, 2022

ITALI- Një ngjarje e pa zakontë është shënuar në Itali, ku një çift shqiptarë ka përfunduar në prangat e policisë.

Raportohet se çifti është arrestuar në Padova pasi një urdhër ndalimi ishte lëshuar për ta nga Norvegjia. Dy të arrestuari akuzohen se kanë rrëmbyer djalin e tyre nga Norvegjia dhe janë arratisur.

Mësohet se djali 11 -vjeçar ishte marrë nga autoritetet norvegjeze gjatë kohës ku familja jetonte në Norvegji, për shkak të keqtrajtimit.

Djali i vogël ishte marrë nga prindërit e tij dhe ishte besuar në një komunitet në Oslo. Më 14 shkurt 49-vjeçari dhe gruaja e tij 43-vjeçare morën fëmijën dhe u nisën me makinë në Padova, ku ishin fshehur nga disa bashkatdhetarë.

Pas verifikimeve policia i gjeti dhe më pas i arrestoi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!