Adil Pernezha është dibrani që po korr sukses në fushën e kulinarisë. Ai ka hapur një restorant të tijin në Firenze, i cilësuar si një nga më të famshmit në Itali.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adili tregoi se ka ikur në Itali që i vogël, ku vazhdoi shkollën e kuzhinës derisa arriti në këtë moment.
“Kuzhina ime është toskane. E kam restorantin në qendër të Firences. Më thonë shumë veta se pse nuk i bën jufkat e Dibrës, po janë shumë të pjekura dhe i bie të rrezikoj shumë.
Në Firence nga që isha minoren i vogël, mu dha mundësia me zgjedh disa degë. Zgjodha degën e kuzhinës sepse ma sugjeruan”.
Më tej, Adili zbuloi se ka punuar edhe në Francë, SHBA dhe Afrikë.
“Unë doja thjesht eksperiencë dhe mu dha mundësia, pasi kuzhina franceze është shumë e mirë. Edhe në SHBA po ashtu se për ne si shqiptarë është shumë e vështirë të shkosh. Më vonë edhe në Afrikë, ku shkova në një jaht për të gatuar.
Për mua kuzhina më e mirë përsa i përket kulturës është italiania se është te shija, ndërsa francezen e preferoj për salcat”.
Sakaq, ai zbuloi edhe se në restorantin e tij vijnë shumë personazhe të njohur, duke ndarë me të gjithë dhe porositë e tyre në kuzhinë.
“Jessica Alba ka ngrënë Carbonara me tartuf. Aty ku punoja më herët, bëja një pjatë me feta mishi dhe atë ka ngrënë Will Smith. Taiga nuk kishte një kërkesë të veçantë, por të thjeshtë një spaghetti ragu.
Nga vipat shqiptar më kanë rastëtisur të vijnë shumë nga Bes Kallaku, lali Eri i kam pas një natë për darkë, Arbana Osmanin, Capital T. Besi nuk kërkon domate, por duhet t’ja nxjerrin patjetër bashkë me qepët. Merr telefonë vetë ai dhe thotë po vij, duhet t’ja gjejmë të freskëta dhe këtu është shumë e vështirë të gjejmë domate fshati”.l.k/abcnews.al